Një shqiptar ka gjetur vdekjen ditën e sotme në Itali.
72-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me biçikletë, teksa është rrëzuar duke gjetur vdekjen.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca për ti dhënë ndihmën e parë, por ka qenë tepër vonë.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të moshuarit, por dyshohet se ai mund të vuante nga ndonjë sëmundje.
Do të jetë ekspertiza, e cila do të vërtetojë saktë shkaqet që çuan në vdekjen e 72-vjeçarit.