Detaje të reja kanë dalë lidhur me tentativën e grabitjes që ndodhi ditën e sotme në Lushnje.
Një person i armatosur i është drejtuar një banke të një niveli të dytë për të grabitur, por ka harruar diçka shumë të rëndësishme.
Bankat e nivelit të dytë mbyllen në orën 15:30, ndërsa ai ka shkuar disa minuta më vonë. Duke qenë që ka dalë huq, në irritim e sipër, ka qëlluar me armë në ajër.
Kjo ka shkaktuar panik tek banorët, çka kanë njoftuar policinë. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë vënë në pranga lushnjarin. /55News.al/