Raporti i shpërnguljes së popullsisë botërore, 3500 shqiptarë lëvizën në 2017

E mërkurë, 23 May 2018 10:11

Numri i njerëzve në të gjithë botën, të cilët janë detyruar të shpërngulen nga shteti i tyre si pasojë e luftës apo dhunës, ka arritur një rekord të ri, në 30.6 milion në 2017.
Si pjesë e të dhënave të bëra publike nga Internal Displacement Monitoring Centre (IDMC), flitet kryesisht se më tepër se gjysma që i takon Lindjes së Mesme, por shpërngulje kanë parë edhe shumë shtete të tjera në botë.
Tre të katërtat e zhvendosjeve të regjistruara në Evropë dhe Azinë Qendrore në 2017 u shoqëruan me disa rreziqe natyrore duke përfshirë përmbytjet, zjarret dhe rrëshqitje të dheut, zhvendosën. Këto arsye bënë që të lëviznin 22,000 njerëz në Francë 7,100 në Kazakistan, 6,800 në Portugali, 6.200 në Mbretërinë e Bashkuar, 5,900 në Rusi, 4,700 në Taxhikistan, 2,100 në Itali dhe 2,100 në Spanjë. Rreziku më intensiv natyror i regjistruar ishte zjarri në shtator që detyroi deri në 10,000 njerëz të lënë shtëpitë e tyre në ishullin francez të Korsikës.
Sipas hartës së raportit të IDMC, në Shqipëri njerëzit janë shpërngulur për shkak të katastrofave natyrore, numri i të cilëve arrin në 3500 në 2017, me ulje nga një vit më parë. Sipas raportit, nuk ka pasur konflikte që të detyroje shtetasit shqiptar të zhvendosen. Ndërsa shifra më e lartë raportohet në vitin 2015, përkatësisht 4200 janë shpërngulur për shkak të katastrofave natyrore. Tjetër panoramë shfaqet për Serbinë, një shtet me popullsi më të madhe se Shqipëria, në vitin 2017 vetëm 42 persona janë detyruar të shpërngulen nga shkaqe natyrore.Shtete të tjera të rajonit, si Maqedonia kanë pasur shpërngulje për shkak të konflikteve të brendshme dhe luftës, 140 të tillë në 2017,  e njëjta panoramë vihet re edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Numri më të madh me të shpërngulur në botë e ka zona e Afrikës Sub-sahariane dhe Lindja e Mesme. Monitor

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 18:36
Login to post comments