Vlorë/ Arratiset nga Gjykata i arrestuari për ‘rrëmbim personi’

E mërkurë, 23 May 2018 11:02

Një i dënuar për rrëmbim personi është arratisur nga Gjykata e Vlorës mëngjesin e sotëm.

Mësohet se personi i arratisur është shtetasi Mikel Kasa. Ai kishte gjygjin sot dhe përfitoi për tu arratisur nga ambientet e Gjykatës së Vlorës.

28 vjeçari ka mundur t’i shpëtojë mbikëqyrjes së policisë, pak pasi gjykata dha vendimin për dënimin ndaj tij. Ai ishte dënuar me 5 vjet burg, por dënimi iu ul me 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Policia po vazhdon kërkimet për kapjen e tij.

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 11:26
Login to post comments