Operacioni “272” i falsifikimit të vizave/ Pas 17 të arrestuarve, në pranga i fundit i shpalllur në kërkim

E mërkurë, 23 May 2018 11:46

Më 14 Maj 41 shtetas shqiptarë, grekë dhe të kombësive të tjera, mes tyre 2 punonjës policie u  arrestuan nga policia në kuadër të "operacionit 272", për falsifikimin e vizave në Shqipëri dhe Greqi. Nga ky operacion ishte shpallur në kërkim një shtetasi Limos Selimi, 26 vjeç nga Lazarati, arrestimi i të cilit është bërë i mundur nga policia  e Gjirokastrës. Urdhëri për ndalimin e tij ishte nxjerrë nga gjykata e Krimeve të Rënda më 14 maj të këtij viti për ”Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Selimi ishte pjesë e grupit të strukturuar kriminal të 4  laboratorëve të ngritur në Shqipëri për falsifikimin e pasaportave dhe vizave. Ata dërgonin në mënyrë të paligjshme shtetas jashtë vendit, kryesisht në Kanada, SHBA dhe Angli dhe merrnin deri 20 mijë euro për çdo person të trafikuar.

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 12:20
Login to post comments