I mituri u mbyt në pishinë pasi i shpëtoi vëmendjes së gjyshes

E mërkurë, 23 May 2018 12:21

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen që tronditi sot qytetin e Kavajës, ku një fëmijë humbi jetën pasi u mbyt aksidentalisht në pishinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Golemit.

Fëmijën e kishte marrë me vete gjyshja që punonte në hotelin ku ai u mbyt në fjalë. Mendohet se i mituri ka qenë vetëm kur është mbytur, larg vëmendjes së gjyshes

Pas ngjarjes së rëndë trupi i të miturit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në spitalin e Durrësit.

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 12:45
Login to post comments