Arratisja e të burgosurit/ Reagon Kreu i Gjykatës së Vlorës: Mungon siguria

E mërkurë, 23 May 2018 12:33

Pas arratisjes nga gjykata e një të burgosuri pasi iu bë e njohur masa e dënimit ka reaguar Kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci. Ai në një deklaratë për mediat është shprehur se Gjykata e Vlorës ka mungesë të madhe në nivelin e sigurisë. Ka pasur vazhdimisht probleme ka thënë ai, ndërkohë që deklaroi se shoferi i gjykatës është përpjekur ta ndalonte të burgosurin.

Në sallën e gjyqit ishin vetëm dy punonjës policie. Në këtë ambient nuk ka asnjë personel tjetër sigurimi, pavarësisht kërkesave që kam bërë prej vitesh. I kërkojmë autoriteteve shqiptarë që të marrin masa, tha Haluci për mediat.

Ai ka shpjeguar edhe momentin e ikjes së të burgosurit nëpër korridoret e gjykatës e deri jashtë saj duke ngritur shqetësim problemin e sigurisë në objekt.

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 13:08
Login to post comments