Arratisja e të burgosurit/ Prokuroria nis hetimet, shoqërohen tre policë

E mërkurë, 23 May 2018 13:34

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për çështjen e arratisjes së Mikel Kasës nga ambientet e gjykatës pasi u njoh me masën e dënimit. 28-vjeçari arriti t’ia mbathë nga gjykata me vrap, pasi dyert ishin të hapura.

Për këtë arsye janë shoqëruar edhe tre policët e burgjeve që kanë kryer detyrën e shoqërimit të Mikel Kasës gjatë seancës gjyqësore.

“Prokuroria e Vlorës mbi bazën e informacionit të prokurorit të çështjes Saimir Smaka filloi veprimet hetimore për arratisjen nga gjykata e Vlorës të shtetasit Mikel Kasa. Hetimet kanë filluar nga prokurorja dhe oficeri i prokurorisë që janë të gatshëm.

Janë shoqëruar tre punonjësit e policisë së burgjeve që kanë patur detyrën e shoqërimit të arrestuarit dhe do të kryhetarrestimi i tyre”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Vlorës.

Modifikuar më E mërkurë, 23 May 2018 13:41
Login to post comments