Pas dhënies së masës së dënimit nga gjykata i burgosuri Mikel Kasaj ka kërcyer mbi tavolinën e të pandehurit, duke u larguar nga dera e gjyqtarit dhe jo dera kryesore e sallës. Për këtë ngjarje ka reaguar Kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, i cili në një deklaratë për mediat është shprehur se Gjykata e Vlorës ka mungesë të madhe në nivelin e sigurisë.