Skandalet në arsim kanë qenë të shumta në vendin tonë kohët e fundit, duke filluar me kërkimin e të dhënave personale të prindërve të nxënësve.
Më pas skandali i ditës së sotme ku në shkollën Nonda Bulka në Përmet, drejtoresha e shkollës detyronte nxënësit të lanin xhamat, pasi do u shkonte ministrja për vizitë.
E për ta përmbyllur me shkollën në fshatin Çerenec të Bulqizës ku vuajtjet fillojnë që në fëmijëri.
Në këtë fshat shkolla është në kushte skandaloze. Pa ujë, pa drita dhe me banja në oborr. Kështu mësojnë çdo ditë fëmijët e shkollës së ciklit të ulët në fshatin Çerenec të Bulqizës.
Kushte të cilat në dimër bëjnë që procesi i mësimit të jetë akoma më i vështirë për vogëlushët. Çdo ngjitje dhe zbritje nëpër shkallë mbart rrezikun e rrëshqitjes.
Dhe këtë duhet ta bëjnë më shumë se një herë në ditë për të shkuar në banjat e oborrit, apo për të pirë ujë.