Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Legano të Italisë.
Mediat italiane kanë raportuar ditën e sotme se viktima është një 37-vjeçar, emri i të cili ende nuk dihet.
Mësohet se ai ka qenë duke kaluar rrugën, kur një makinë Fiat 500 me shofere një 31-vjeçare italiane, e ka përplasur për vdekje.
Rruga ku ka ndodhur ngjarja ishte e pandriçuar, ndërsa dyshimet e para janë se ai i ka prerë rrugën automjetit, duke mos i lënë mundësi shoferes që të reagojë.
Policia italiane ka shoqëruar në polici shoferen 31-vjeçare, e cila është në gjendje shoku nga ngjarja.
Po ashtu, vijojnë hetimet për të hedhur më shumë dritë mbi këtë aksident. /55News.al/