Gruaja nga Lezha denoncon me emra: Shefi i Krimit Ekonomik më vuri duart në fyt!

E Enjte, 24 May 2018 14:28

Pranvera  Stojani banuese në Lezhë e akuzuar për mashtrim me dokumenta ndodhet aktualisht në arrest shtëpie.

Në një intervistë për Fax News të cilën ajo e ka kërkuar personalisht, ajo thotë se ajo është dënuar pa asnjë fakt e provë, ndërsa është dhunuar fizikisht dhe është kërcënuar nga shefi i Krimit ekonomik në Lezhe, Gjin Lesi në mjediset e zyrës së këtij të fundit.

Ajo dyshon se e gjithë kjo ka të bëëjë me 30 mijë euro që asaj ia kishin borxh, ajo ngriti një padi dhe gjithçka u mbyll pavarësisht se kishte prova.

Stojani i bën thirrje kryeministrit të mos punësojë njerëz kriminela në prokurori, ish-kuadro të kohës së Partisë së Punës.

‘’S’kam lidhje me viza e me Interpol, më arrestuan në menyrë të padrejtë, pa fakte. Do ta ndjek, do ta zbardh të vërtetën. Shefi i Krimit Ekonomik Gjin Lesi më futi thonjtë në fyt.

Gjin Lesi më futi thonjtë në fyt në zyrën e tij. I bëj thirrje kryeministrit të mos punësojë kriminelët e Partisë së Punës.

Dyshoj se ma bëri ai që e padita për borxhin që më kishte, Gjin Lesi e ka bërë, ai më kërcënoi. Do e ndjek në Gjykatën e Apelit. Jam dënuar në mënyrë të padrejtë, kanë pasur inate personale me mue”, denoncon e dënuara.

Login to post comments