Grupi hetimor qe po heton grabitjen në lidhje me grabitjen e Prokurorisë në Durrës, hedh dyshimet e bashkëpunëtorëve të brendshëm nga organi i akuzës.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se një ndër pistat e hetimit është ajo e bashkëpunimit me punonjës që e njohin terrenin e organit të akuzës, të cilët mund te kenë ndihmuar grabitësit për të realizuar objektivat dhe hyrjes brenda në institucion.
Kjo pasi grabitësit kanë punuar me përpikmëri dhe pa lënë shumë gjurmë apo pa krijuar rrëmujë në ambinetet e brendëshme.
Janë marrë dëshmitë e punonjësve të mirëmbajtjes së sistemit të kamerave dhe policisë private, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë degjuar asnjë zhurmë.