Jepet alarmi/ Shqipëria rruga e re e refugjatëve drejt BE-së

E Enjte, 24 May 2018 16:24

Kombet e Bashkuara kanë dhënë alarmin se Shqipëria po shndërrohet në rrugë tranziti për refugjatët dhe emigrantët nga vendet islamike në krizë që synojnë të shkojnë në Europë.

Sipas Deutsche Welle zyrtarët e UNHCR-së shprehen se refugjatët po shfrytëzojnë një rrugë të re, që kalon nga Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja, Kroacia e më tej.

Bosnja është shndërruar në një vend-qëndrim të përkohshëm të tyre. Autoritetet boshnjake njoftojnë për një rritje të ndjeshme të numrit të refugjatëve, të cilët kanë tejkaluar kapacitetet e pakta pritëse të këtij vendi dhe po strehohen nëpër parqe.

Vetëm gjatë 4 muajve UNHCR raporton për një rritje të fluksit të tyre.

Javën e kaluar, autoritetet malazeze paralajmëruar rrethimin me gardh me tela me gjemba të kufirit me Shqipërinë për të penguar fluksin ilegal të refugjatëve. Statistikat tregojnë se në 4 muajt e parë të këtij viti, 3 mijë refugjatë nga vendet në krizë me shumicë myslimane kanë hyrë në Greqi, 10 mijë total në vendet e jugut të Europës.

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 17:10
Login to post comments