×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

"Dhoma sekrete" në Shkodër, zbulohet magazina me mallra pa faturë

E Enjte, 24 May 2018 18:17

Një magazinë me sasi të konsiderueshme mallrash, të pashoqëruar me dokumente/faturë tatimore, është zbuluar sot në Shkodër.

Nga verifikimet e kryera nga autoritetet rezultoi se magazina që ishte e fshehur në mjediset e shtëpisë,  ishte e përshtatur si e tillë dhe në të ruhej malli i gatshëm për tregtim.

Ambjenti ishte i padeklaruar në organet tatimore.

Përveç masave administrative të ndërmarra, për shkeljet e konstatuara, subjekti u procedua penalisht në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për “Fshehjen e të ardhurave”, si dhe për veprën “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” parashikuar nga nenet 180 dhe 179 të Kodit Penal.

Login to post comments