Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër.
Siç bëhet me dije, në këtë aksident janë përshirë 3 makinë, ku si pasojë mbeti i vdekur një 62-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në Kryebushat, ku 62-vjeçari Ludovik Malota, ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.
Në këtë aksident u përfshirë edhe myftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlaj. Ai nuk ka pësuar lëndime, ndërsa gruaja e tij është dërguar në spital, ku deri tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /55News.al/