Autoriteti Kombëtari Ushqimit ka identifikuar dy ngarkesa me 53.1 ton mish importi, i cili rezultonte i kontaminuar me salmonela typhimurium.
Këto ngarkesa me origjinë nga Brazili ishin të destinuara për tregun Shqiptar.
Veç këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2018 janë identifikuar dhe kthyer mbrapa edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të çdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili.
-Në vitin 2017 janë analizuar 225 mostra, ngarkesat e të cilave janë analizuar nga ISUV dhe ka dalë jo konform vetëm një prej tyre. Më herët nuk rezulton për asnjë ngarkesë të identifikuar problematike.
– Nga Janari e deri më sot janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700 ton (mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule) nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, 130 ton prej tyre.
Por këto janë vetëm pak nga shumë ngarkesa që kanë arritur të depërtojnë në tregun e konsumit të gjerë. Shëndeti i konsumatorëve shqiptarë është i rrezikuar seriozisht për shkak të mungesës së garancisë së sigurisë ushqimore në vend.
Si pasojë e mungesës së sigurisë ushqimore vendi ballafaqohet me shumë problematika.
Dëmtimi i shëndetit për shkak të ushqimit të pasigurt është i gjithë pranuar ndonëse nuk ka studim e statistika në lidhje me sëmundjet e shfaqura apo me pritshmëri shfaqjeje të cilat stimulohen nga mungesa e sigurisë ushqimore.
Ndërkohë që në 2017 në një auditim të KLSH-së në AKU, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish të cilat kanë cenuar sigurinë ushqimore.
Inspektorët nuk kanë dijeni mbi listën e laboratorëve të certifikuar për mallrat ushqimore të importuara, mbi bazën e të cilëve duhet të paraqitet raport-analiza e kryer në vendet e origjinës.