Kushtet e pacientëve psikiatrikë në vendin tonë janë jashtë njerëzores në i nivel makabriteti.
Ky është përfundimi i raporti të Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimi ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Poshtërues (CPT) të botuar ditën e sotme. Ky raport vjen pas vizitës në Shqipëri në shkurt të vitit 2017.
sipas raportit shqetësimi kryesor janë kushtet në të cilat mbahen pacientët psikiatrikë, kushte të cilat janë konsideruar çnjerëzore dhe degraduese, pavarësisht rekomandimeve të bëra në mënyrë të përsëritur që nga vizita e vitit 2000.
Burgu i Zaharisë në Krujë dhe Spitali i Burgut në Tiranë ku mbahen të sëmurët mendorë që kryejnë janë evidentuar edhe si institucionet me kushtet më të pamjaftueshme.
Ndërkohë nga raportimi i scan, paraqitet i pamjaftueshëm sipas CPT është gjithashtu edhe niveli i kujdesit psikiatrik, i cili i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të hartojnë një plan të detajuar për krijimin e një Spitali Psikiatrik Ligjor.
Ndërkohë, në përgjigje e tyre ndaj raportit, autoritete shqiptare janë shprehur se janë në pritje të ndërtimit të një institucioni të tillë, duke shtuar se brenda këtij viti do të bëhet kalimi i të gjithë pacientëve psikiatrikë nga burgjet në një institucion tjetër si zgjidhje të përkohshme.