×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kaos në Shkodër, në 24 orë dy familjeve u ka ndodhur gjëma

E Enjte, 24 May 2018 18:57

Në 24 orët e fundit në Shkodër janë rikthyer sërish vjedhjet. Edhe pse pati një qetësi për disa ditë me radhë hajdutët janë zgjuar duke vijuar punën e tyre.

Në këtë mënyrë fillimisht pre e vjedhjes ka rënë një banesë në fshatin Bërdicë, në pronësi të shtetasit M.GJ, vjeç 65.

Aty hajdutët kanë marrë një sasi të konsiderueshme lekësh dhe eurosh dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Policia ende nuk ka bërë identifikimin e tyre ndërsa po punohet për t’i identifikuar e më pas arrestuar.

Rasti i dytë brenda pak orëve është në lagjen “Skenderbeg: në qytetin e Shkodrës. Hajdutët kanë hyrë në banesën e shtetases Xh.A vjeç 64.

Aty kanë arritur që të marrin dy varëse, 3 byzylyk floriri dhe një sasi të konsiderueshme eurosh. Edhe në rastin e dytë policia ende nuk ka të identifikuar autorët ndërsa po punohet për identifikimin e tyre dhe më pas arrestimin. Vjedhjet mbeten një shqetësim në Shkodër.

Ja njoftimet e policisë për të dy rastet:

Më datë 23.05.2018, gjatë ditës, në fshatin Berdicë kanë vjedhur banesën e shtetasit M.GJ, vjeç 65 ku kanë marrë nje sasi lekësh e eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 23.05.2018 gjatë ditës, në lagjen “Skënderbeg”, kanë vjedhur banesën e shtetases XH.A vjeç 64 , ku kanë marrë 2 varëse, 3 byzylyk floriri dhe nje sasi eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Modifikuar më E Enjte, 24 May 2018 19:03
Login to post comments