Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjatë ditën e djeshme 3 persona, të cilët kanë kapur duke shitur lëndë narkotike në afërsi të shkollave të mesme të kryeqytetit.
Siç bëhet me dije bëhet fjalë për Enri Manaj, 35 vjeçi dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”, Marjus Filipi, 34 vjeç, ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje si dhe Gloria Hasaj, 26 vjeçe,të tre banuese në Tiranë.
Në bashkëpunim me njëri – tjetrin, ata kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike në shkollat e mesme të kryeqytetit. Enri Manaj dhe Gloria Hasaj janë konstatuar nga shërbimet e policisë para hyrjes të një shkolle të mesme në rrugën e “Dibrës” dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Gloria Hasaj, i janë gjetur 5 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Heroinë e ndarë në porcione gati për tu shitur.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e t Enri Manaj, në të cilën ndodhej Marjus Filipi dhe shtetasia e huaj filipinase C. M., u gjetën dhe u sekuestruan 39 doza lënde narkotike e dyshuar Heroinë.
Gjithashtu në bashkëpunim me Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, po kryhen veprimet përkatëse për dëbimin e shtetases filipinase, pasi u konstatua se po qëndronte pa leje qëndrimi në teritorrin e Republikës të Shqipërisë.
Policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës. /55News.al/