Forcat e policisë janë vënë në alarm mëngjesin e sotëm pasi janë njoftuar nga banorët për një granatë në Kombinat.
Granata është pikasur nga banorët pranë një lokali në rrugën “Çabej” në Kombinat.
Ata kanë njoftuar policinë e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën. Mësohet se granata ka qenë e pashpërthyer dhe e lidhur me një mekanizëm. Forcat xheniere kanë bërë çmontimin e granatës.
Policia thotë zyrtarisht se sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se në Kombinat, anës një lulishteje në një vazo është gjendur një granatë. Në vend kanë shkuar shërbimet dhe po kryejnë veprimet.