Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimin e tij për ndarjen nga jeta të akademikut, albanologut e gjuhëtarit të mirënjohur shqiptar, Prof. Dr. Kolec Topalli.
Në këto çaste hidhërimi, Meta gjendet pranë familjes së të ndjerit duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta atyre dhe miqve të Akademikut Topalli.
"Shqipëria humbi një akademik e albanolog të shquar, - ka nënvizuar presidenti, por Prof. Dr. Kolec Topalli la pas një vepër të tërë mbi gjuhën shqipe dhe historikun e saj, e cila do të jetë gjithmonë në duart e studentëve dhe studiuesve të ndryshëm, duke e bërë të paharruar kujtimin dhe veprën e tij!"