"Jo, jo, jo dhe sërish Jo dëbimit”. Kjo ishte motoja e nxënësve të Shkollës së mesme “Rabelais”, të cilët kanë protestuar për plot dy orë nëpër rrugët e Saint-Brieuc, pasidten e së enjtes.
Rreth 500 nxënës të shoqëruar nga profesorët e tyre, por edhe nga përfaqësuesit e sindikatës dhe të zgjedhurit të së majtës, kanë parakaluar në relacionin në mes të shkollës së tyre dhe komunës, në qendrën e qytetit në Saint-Brieuc.
Edhe para një muaji kishin dalë të protestojnë rreth 500 persona, kundër dëbimit të Aminës, shoqes së tyre së shkollës.
Kryebashkiaku i Cotes-d’Armor kishte nënshkruar një urdhër për ta larguar nga territori francez familjen Sulejmani. Amina dhe vëllai i saj, Emiri, të cilët janë nxënës të klasës së pestë të kësaj shkolle, janë dy nxënës “të shkëlqyer dhe të integruar mirë” nga shoqëruesit e tyre.
Urdhëri i tetorit të vitit 2016, për tu larguar nga territori francez, i ka tejkaluar kufijtë familjarë. “Do t`i dëbojnë në drejtim të Shqipërisë, një vend i cili mund t`i bashkohet Bashkimit Europian viteve të ardhshëm. Kjo nuk ka kurrfarë kuptimi”, ka pohuar për “Ouest-France”, Didier Le Buhan, deputeti socialist nga Saint-Brieuc, transmeton Albinfo.ch.
Mesditën e së enjtes, një delegacion prej gjashtë nxënësve dhe profesorëve është pranuar nga nënbashkiaku. Por, asgjë të re. “Ne jemi të inkurajuar për të dëshmuar integritetin e familjes shqiptare përmes dokumenteve. Po na thonë se Gjykata është ajo që duhet të vendos, edhe pse vetë kryebashkiaku mund të zgjedhë nëse do të rishqyrtojë vendimin e tij”, kanë pohuar nga delegacioni. Komuna nuk ka dashur të prononcohet lidhur me rastin.