×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ministria braktis fermerët e serave, nuk përfitojnë subvencione

Premte, 25 May 2018 19:12

Edhe pse kanë aplikuar për skemën e subvencioneve disa fermerë sidomos ata që kanë sera të vogla, kanë mbetur pa mbështetje.

Një nga ata është dhe Sami Elezi, ai është një fermer në fshatin Kosmac të Shkodrës. Me këtë serë ai mban gjithë familjen .Por pa mbështetjen e shtetit ai thotë se është tepër e vështirë.

“Kam 10 vite që kam serë dhe nuk kam marrë kurrë subvencion sepse jam fermer i vogël”, thotë Sami Elezi.

Ashtu si Samiu, janë shumë në zonën e NënShkodrës që mbajnë familjet me këto sera. Ata thonë se aktiviteti i vogël që kanë i ka penalizuar nga përfitimi në skemën e subvencioneve dhe pa mbështetjen e shtetit duket se e kanë të vështirë.

Por për Samiun problemi nuk është vetëm me subvencionimin por edhe me vështirësitë e shitjes, pasi kostot e prodhimit janë mjaft të larta dhe shumë herë nuk ia vlen të mbjellësh.

Për fermerët e Shkodrës shumë nga kulturat e dikurshme nuk mbillen më pasi nuk ka asnjë politikë favorizuese për prodhimin vendas dhe kjo çon dëm sasi të mëdha prodhimesh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...