Në qytetin e Durrësit janë helmuar 13 punonjëse fasonerie. Ato janë dërguar me urgjencë në spital. Rrobaqepësia ku ndodhi ngjarja ka mbi 150 punëtore dhe ndodhet në Urën e Dajlanit.
Mësohet se 13 gra kanë ndjerë shqetësime si marrje mendsh dhe të vjella gjatë orarit të punës, ndërsa pas përkeqësimit janë nisur për mjekim drejt urgjencës së spitalit rajonal në Durrës.
Shkaqet nuk dihen ende, por mësohet se policia pas marrjes së informacionit ka nisur hetimet për zbardhjen e tyre. Vijon...