Mijëra shqiptarë janë mbledhur sot në protestë kundër qeverisë së Edi Ramës.
Pas fjalimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha, protesta është zhvendosur tek ministria e Brendshme.
Ata kanë hyrë në oborrin e brendshëm të ministrisë dhe kanë hedhur ujë dhe tymuese ndaj institucionit.
Ka një shtim të policisë dhe momente tensioni.
Protestuesit kanë shembur rrethimin e vendosur pasi po bëhen punime në këtë zonë, teksa kanë hedhur edhe sende të forta në drejtim të godinës së Ministrisë.
Sipas “BalkanWeb”, punonjës të policisë kanë konfirmuar se ministri Xhafaj është larguar nga zyra e tij.