×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Protestuesit rrethojnë Ministrinë e Brendshme, konfrontim me policinë

Saturday, 26 May 2018 12:35

Pas zhvendosjes nga Kryeministria protestuesit e opozitës kanë rrethuar Ministrinë e Brendshme.

Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.

Një prej protestuesve i ra të fikët. Ndihma iu dha nga deputeti Bardh Spahia, i cili është mjek me profesion.

Më pas mbërriti autoambulanca. Mësohet se ministri Xhafaj nuk ndodhet në zyrën e tij.

Qytetarët kanë hedhur flakadanë dhe tymuese drejt institucionit të Ministrisë së Brendshme.

Login to post comments