Qytetarët shqiptarë janë përballur me dhunën e policisë gjatë protestës ditën e sotme para Ministrisë së Brendshme.
Pas kryeredaktorit të RD-së, Blendi Kasmi, edhe përfaqësuesi i shoqërisë civile, Kastriot Hasko ka përfunduar pa ndjenja në spital, pasi është qëlluar në kokë nga policia.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet rrjeteve sociale nga aktivisti Aulon Kalaja.
‘’Kastrioti pasi eshte goditur ne kurriz, ka rene ne toke dhe nuk mban mend asgje. Me pas nje ambulance e ka mare dhe e ka derguar ate ne “urgjencen interne”, aty ku jem tani.’’, shkruan Kalaja
Ja çfarë shkruan Kalaja në Facebook:
Jemi ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” ne Tirane, prane shokut tone Kastriot Hasko, i cili u godit nga prapa nga forcat e policise, ne protesten para Ministrise se Puneve te Brendeshme!
Kastrioti pasi eshte goditur ne kurriz, ka rene ne toke dhe nuk mban mend asgje. Me pas nje ambulance e ka mare dhe e ka derguar ate ne “urgjencen interne”, aty ku jem tani.
Denojme cdo akt dhune, cdo shkop gome, shkelm apo grusht qe ka rene mbi protetuesit sot.
Sherim te shpejte i dashur Kastriot Hasko!