Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, pasi u kap me një sasi lëndësh narkotike. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet F.Gj., udhëtonte me mjetin tip “Fiat Miltipla”, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë atij iu gjet sasia e drogës. Bëhet fjalë për 26 kg e 15 gr kanabis.
Pas hetimeve, u zbulua se pjesë e këtij aktiviteti kriminal mund të jetë edhe shtetasi me inicialet B.J, 25 vjeç, i dënuar më parë për trafikim narkotikësh.
Materialet kanë kaluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër për të marrë vendimin e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh.”