Tanimë do e keni edhe më të vështirë për të siguruar një abone.
Abonetë mujore për transportin urban, do të duhet të kenë të vendosur edhe numrin e kartës së identitetit të personit përdorues.
Gjithçka përcaktohet në një udhëzim të ministrisë të Infrastrukturës dhe Energjisë, duke ndryshuar modelin e biletave aktuale.
Sipas modelit të ri të përcaktuar, numri ID do të vendoset poshtë fotografisë, që gjithashtu është e detyrueshme.
Përveç këtij ndryshimi, udhëzimi përcakton edhe elementët e tjerë që duhet të përmbajnë abonetë, duke përfshirë çmimin si dhe llojin e biletës së pajtimit mujor, që mund te jetë e përgjithshme, studenti apo emërtimi për linjën në të cilën ajo vlen.