Tërmetet trondisin Shqipërinë/ 7 goditje në një javë, i fundit në Vlorë

Diel, 27 May 2018 10:06

Jugu i vendit është goditur sërish nga tërmetet. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit një tërmet me 2.5 ballë ka lëkundur jugun, në orën 07:11 të mëngjesit të sotëm.

Epiqendra ka qenë në Vermik, 31 kilometra në juglindje të Vlorë, me një thellësi prej 2 kilometrash. Megjithatë këto nuk janë të vetmet lëkundje që janë ndjerë këtë fundjavë në Shqipëri.

Sipas të dhënave këtë të diel një tjetër tërmet është regjistruar në Bolenë, 12.5 kilometra në Verilindje të Dhërmiut. Ky tërmet ka qenë me magnitudë 3.8 ballë.

Ndërsa gjatë ditës së shtunë janë regjistruar 5 tërmete të tjera, nga jugu në veri. Këto tërmete kanë qenë me magnitudë nga 2.3-2.6 ballë.

Login to post comments