Ekonomia riemëron veten për t’u bërë thirrje studentëve ndërkombëtarë. Studentët që kanë zgjedhur të studiojnë për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë (STEM) kanë mundësi më të mëdha për të marrë një vizë për në Amerikë
Ekonomistët nuk e pëlqejnë cilësimin e disiplinës së tyre si “shkenca e mjerë”. Disa universitete amerikane po i kushtojnë rëndësi të madhe cilësimit të saj si shkencë sesa cilësimit të saj negativ si mjerane. Dhe arsyeja nuk është aspak filozofike, por pragmatike. Të diplomuarit e huaj në STEM (akronimi për Shkencën, Teknologjinë, Inxhinierinë dhe Matematikën) mund të marrin zgjatje të vizave deri në tre vjet për trajnime (d.m.th. për punë). Ndërsa ata që kanë studiuar në disiplina të tjera lejohen vetëm një vit, shkruan The Economist.
Dy vjet më shumë mundësi punësimi në Amerikë, do të thotë më tepër të ardhura. Kjo gjithashtu do të thotë një mundësi më e madhe për të gjetur një punëdhënës të gatshëm të sponsorizojë për aplikimin e një kërkese për një vizë H-1B, faza fillestare për të gjithë punonjësit e huaj të kualifikuar që shpresojnë të qëndrojnë përgjithmonë në Amerikë. Në vitin 2012, Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Amerikë e zgjeroi listën e kurseve në fushën e STEM.
Tani çdo degë e ekonomisë, me një ndryshim të vogël të emërtimit të kodit të saj shtetëror të klasifikimit, mund të konsiderohet si pjesë e STEM, duke filluar nga ekonomia (45.0601) në ekonometrikë dhe ekonomi sasiore (45.0603). Departamentet e ekonomisë në universitete të ndryshme po bëhen të famshme.
Yale dhe Columbia e kanë ndryshuar kodin për ekonominë e tyre kryesore gjatë muajve të fundit; pesë prej tetë Universiteteve Ivy League kanë vepruar në po të njëjtën mënyrë. Studentët në universitetet e Pensilvanisë dhe Cornell-it, po e presin me padurim një kalim të tillë.
Universitetet padyshim po veprojnë në përgjigje ndaj rritjes së kërkesës për viza të kategorisë H-1B. Rreth 65,000 viza janë dhënë deri më tani nëpërmjet një lotarie vjetore për të gjithë studentët që kanë mbaruar Bachelor-in. Mundësitë e tyre për të pasur sukses kanë qenë në nivelin më të mirë, rreth 30%, gjatë viteve të fundit. Edhe nëse studentët po mësojnë ekonomi apo ekonometrikë, tek e fundit ata po marrin një shembull të shkëlqyer në arbitrazhin rregullator. /Monitor/