Pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme nga opozita, vjen edhe reagimi i moderatorit të njohur të ekraneve shqiptare, Adi Krasta. Ai ka postuar në facebook një video të Festivalit të Këngës 2017, në të cilën vetë moderatori mban një fjalim të shoqëruar me koreografi kushtuar domosdoshmërisë së protestës si shprehje lirie. Për Krastën nuk është luks të protestosh, por përgjegjësi qytetare.
Statusi i Adi Krastës:
Shoqërite që s’protestojnë janë të destinuara të mpaken, ndrydhen ...tkurren. Nuk është luks të protestosh. Është përgjegjësi për një kauzë që është e lidhur jo vetëm me ty... por kushtëzon jetën e të gjithëve . Duhet kurajë për të vepruar, kuptuar, për të gjetur fuqinë e shprehjes.
Ne jemi qytetarë dhe protestues. Nuk ka rrugë të posacme për protestën. Nuk ka sheshe të përcaktuara e faqe të dedikuara on line. Nuk ka kauza të mëdha e të vogla, të rëndësishme e më pak të rëndësishme. Është shpirti i lirë që vendos për çfarë të protestojë dhe kur. Apatia është fillimi i gjumit. Indiferenca është përgjumja para vdekjes.