Një autobus i linjës urbane në qytetin e Vlorës është djegur gjatë natës së të shtunës, ndërsa ishte në parkim.
Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një defekt në motor. Autobusi është djegur pjesërisht, por për fat të mirë nuk ka pasur viktima apo lëndime, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke hetuar lidhur me pistat që mund ta kenë shkaktuar djegien e autobusit urban.