Aksident në Fier, humb jetën drejtuesi i zetorit

Diel, 08 Prill 2018 13:33

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Fier. Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:15, në fshatin Peshtan i Madh, në një rrugë dytësore ku shtetasi Sefer Duraj, 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Zetor” ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Modifikuar më Diel, 08 Prill 2018 13:39