Nje aksident i rëndë ka nodhur sërish ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përfshirë tre automjete. Mësohet se njëri nga mjetet është përfshirë nga flakët, ndërsa një tjetër është përmbysur. Paraprakisht raportohet për një të plagosur.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.