Aksidenti në Milot, identifikohen dy të rinjtë që humbën jetën

Diel, 27 May 2018 14:59

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:58, në autostradën Milot -Fushë Krujë, u regjistrua një aksident i rëndë ku humbën jetën dy të rinj dhe  mbetën të plagosur dy të tjerë.

Erald Uzuni 26 vjeç dhe Klodian Vladi 21 vjeç janë viktimat e aksidentit.

2 pasagjerët e tjerë, një 18 vjeçar me inicialet M.U dhe 23 vjeçari me inicialet A.C aktualisht ndodhen nën kujdesin mjekësor.

23 vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse pasagjeri tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Makina tip Volkswagen me targa AA 744 ku udhëtonin 4 të rinjtë doli nga rruga dhe për pasojë u mori jetën dy prej tyre. /55news.al/

Modifikuar më Diel, 27 May 2018 15:06
Login to post comments