Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat dhe kanë grabitur një sasi parash në Kishën Kristiane të Fushë Arrëzit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa grabitësit kanë marrë paratë në arkë që hidhen nga besimtarët. Nuk dihen ende personat që kanë grabitur, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.