Në Shqipëri, Aleanca Gjinore për Zhvillim protestoi për helmimin në punë të 24 punëtoreve të një rrobaqepësie në Durrës.
Në mbi 1 mijë fabrika veshjesh dhe këpucësh në gjithë vendin, punojnë rreth 40 mijë gra e vajza në kushte të vështira pune dhe jetese.
Të paktën 20 punonjëse gra, mes të cilave edhe gra shtatzëna, u helmuan dje për shkaqe të panjohura teka punonin në ditë të shtune në një firmë robaqesësie me rreth 120 punëtorë në Shkozet të Durrësit.
Ato u dërguan me shpejtësi në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa organet policore dhe ato të shëndetit publik po hetojnë për incidentin.
Aleanca Gjinore për Zhvillim, e cila prej disa vitesh po studion kushtet e punës në qindra fabrika dhe firma të vendit, deklaroi sot se po ndjek zhvillimet hap pas hapi, dhe po pret zbardhjen e plotë e të paanshme të ngjarjes.