Italia goditet sërish nga një ngjarje e rëndë ku protagonistë janë shqiptarë. Një 57-vjecar ka therur me thikë gruan e tij në sy të djalit të tyre 17-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në Piaçenca të Italisë, në banesën e çiftit në katin e parë të një pallati.
Mësohet se burri e ka goditur gruan e tij 3 herë pas një konflikti në guzhinë, bëjnë me dije mediat italiane.
Djali telefonoi policinë, ndërsa shqiptari u vetëdorëzua disa çaste pas krimit në stacionin policor të Piaçencës. Nuk dihen ende identiteti i viktimës dhe autorit.