Policia e Kosovës e ka vënë nën pranga dëshmitarin Albert Veliu, i njohur si “dëshmitari X”, i cili ishte edhe personi që regjistroi vëllain e Ministrit të Brendshëm, Famir Xhafajt, duke folur për pazare droge.
Pas publikimit të videos dëshmitari Veliu ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës ndërsa më pas, ai është larguar drejt Kosovës.
Burimet bëjnë me dije se ai është vënë në pranga nga policia e Kosovës, bashkë me djalin e tij, duke theksuar se për këtë është informuar edhe policia shqiptare.
Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë urdhër-arresti për Veliun, por duket se Edi Rama po bën çdo gjë që audio-përgjimi të dalë si i sajuar.
Vetëm pak ditë më parë, kreu i PD-së Lulzim Basha, doli në një konferencë për mediat, duke njoftuar se kriminelë të urdhëruar nga Rama po kërcënonin dhe po shantazhonin Veliun.
Ndërsa ditën e sotme, me urdhër të Ramës, ai është vënë në pranga. /55News.al/