Paraditen e sotme gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e akuzës ndaj tre autorëve të dyshuar të vrasjes së Marvi Mihalit.
Pak kohë më parë ata ishin lënë të lirë nga gjykata ndërsa prokuroria kërkoi rikthimin e tyre në qeli.
Ndaj tyre tashmë rëndon akuza nga “moskallëzim krimi” në “bashkëpunëtor në vrasje”.
Në ditën e fundit të korrikut të vitit të shkuar pas një konflikti për një karikues celulari mbeti i vrarë i riu Marvi Mihali.
Ishte reagimi i prindërve të tij që solli edhe ndryshimin e masës për autorët.