Është zhvilluar sot në mjediset e Repartit MNZSH të Bashkisë Shkodër ceremonia e shpërndarjes së certifikateve të trajnimit nga Organizata Humanitare Skoceze “International Fire and Rescue“ për efektivat zjarrëfikës të qytetit. Në këtë ceremoni, ishte i pranishëm nënkryetari i Bashkisë Shkodër z. Fatbardh Sheqi, i cili falenderoi miqtë skocezë jo vetëm për trajnimin e stafit të MNZSH, por edhe dhurimin e një mjeti zjarrëfikës. Nga ana e tyre miqtë skocezë të Organizatës Humanitare Skoceze “International Fire and Rescue“ z.David Hume, z.Craig Dempster, z.Joe Hislop dhe znj. Megan Taylor, falenderuan për mikpritjen e gjetur dhe shprehën dëshirën për vijimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.