Në emisionin ‘Ajsberg’ u trajtua tema për barnat e rimbursueshme dhe abuzimet që kryen Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor me to.
“Janë gjysëm milioni shqiptarë që presin të marrin ilaçe nga barnat e rimbursueshme, pasi nuk kanë mundësi që ti paguajnë. Shëndetësia është e përfshirë në një vorbull koncesionesh, si chekapi, dializa, të cilat kushtojnë qindra milona euro nga taksat tona.
Në Shqipëri shëndetësia nuk është falas. Nuk është falas doktori që ju viziton dhe ju shkruan recetën, ai paguhet për punën që bën. Nuk jua jep falas farmacistja ilaçet paçka se ju nuk paguani ato paguhen. Aq më pak ju ndihmon Fondi që siç e kam parë une dhe siç e ka parë KLSH, majmen duke marrë lekë që buxheti i cakton për ilaçet.
Fitojnë padrejtësisht favore të ardhura dhe të gjitha këta i fitojnë duke abuzuar dhe duke shkelur detyrën dhe kompetencat që ju janë ngarkuar.“ u shreh Artur Çani.
Donika Kodra, paciente, shprehet se e ka shumë të vështirë që të paguajë ilaçet.
“Shteti më thotë vdis. Për këtë ma hoqi shteti që unë të vdes. Se unë nuk kam mesa të marr ilaçet me 105 mijë lekë që marr unë. Çfarë të përballoj, ujin, dritat? Ky e bëri për të më vdekur mua. Çfarë do të përballoj unë? Më thoni ku të vete? Ku të mbytem? Unë marr 45 mijë lekë në muaj ilaçe, nuk e përballoj dot. Ky thotë vdis dhe shiko si jam bërë po hek shumë. Jam enjtur. Le që për të ngrënë po vuaj, në shtëpinë time nuk ekziston qumështi. Po mos të bëjë atë gjilpërë unë vdes. Nuk po marr pak mish që të ha, asnjë të ardhur nuk kam, vetëm me pension, burri më ka vdekur nga leukemia, fëmijët i kam në azil, ose do ti bëj ndonjë gjë vetës time.”