×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Presidenti Meta në Kishën e Laçit, dekorohet kardinali Ernest Troshani

Tuesday, 29 May 2018 12:05

Presidenti i vendit, Ilir Meta, është sot në Kishën e Shna Ndout në Laç, për të marrë pjesë në pelegrinazhin e një prej 13 të martave, që kulmon më 12 qershor. Pelegrinazhi i besimtarëve nisi më 20 mars, për të përfunduar pas dy javësh, me mijëra persona që vizitojnë vendin e shenjtë.

Pelegrinët vijnë thuajse nga i gjithë vendi dhe pa dallime fetare, të krishterë apo myslimanë. Ato quhen 13 të martat e Shna Ndoit, janë ditët e shënuara të ritualit biblik në këtë kishë të moçme dhe gjithandej në tempujt e tjerë me emrin e këtij pajtori të përbotshëm.

Pas vizitës në kishë, kreu i shtetit Meta dekoron kardinalin Dom Ernest Troshani, vit i cili përkon edhe me 90-vjetorin e lindjes së kardinalit shqiptar.

Në prill të vitit të shkuar, ish Presidenti Bujar Nishani nderoi me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” kardinalin e dytë shqiptar Dom Ernest Troshanin.

Papa Françesku shpalli dom Ernest Troshanin , Kardinal, më 9 tetor të vitit 2016. Historia e jetës së dom Ernest Troshanit, përloti Papa Françeskun gjatë vizitës historike në Shqipëri.

Motivacioni: “Kardinalit të shquar shqiptar, përfaqësuesit të brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit”

Presidenti Meta e vlerësoi Kardinalin Troshani si, simbol të rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave dhe idealeve kombëtare.

Meta: Jemi këtu në kishën simbol të qëndresës dhe lutjeve për të nderuar një nga simbolet e gjalla si rrallë kush tjetër të qëndresës dhe lutjeve, një personalitet të spikatur të besimit katolik, një promovues universal të vlerave të paqes, dashurisë, humanizmit, harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare, Kardinalin Ernest Troshani. Dëshiroj të nderoj kardinalin e shquar me dekoratën më të lartë Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kjo dekoratë me emrin e madhështorit dhe  të pavdekshmit, Heroit tonë Kombëtar, shqiptarit më të gjallë ndër të gjallët siç do të shprehej Fan Noli, i jepet sot Kardinalit Troshani si përfaqësues i brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ja kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes dhe qëndresës dinjitoze në shërbim dhe respekt të atdheut dhe kombit.

Kardinali Ernest Simon Troshani është një nga dëshmitarët e fundit të gjallë të gjeneratës së klerikëve shqiptarë që u persekutuan mizorisht, u dënuan dhe martirizuan vetëm se shpirtin dhe veprën e  tyre i kishin të lidhura me lirinë e besimit dhe ndërgjegjes. Është simbol i rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave dhe idealeve kombëtare.

 

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 12:27

Video

Login to post comments