Një greve e sindikatave qe do te zhvillohet nesër ne Greqi, pritet te sjelle paralizim ne transport dhe qarkullim, duke bllokuar edhe pikat e kalimit doganor.
Mediat greke bëjnë me dije se pjese e grevës do te jene edhe doganat e per pasoje pritet të pezullohen të gjitha kalimet e automjeteve dhe kamionëve në pikat kufitare të Greqisë, edhe me vendin tone.
Doganat greke kane paralajmëruar se do të pezullojnë lëvizjet e automjeteve dhe kamionëve që prej orës 07:00 të mëngjesit të së mërkurës së 30 majit, deri në orën 07.00 të së enjtes.
Ne ketë afat kohor do te mund te kalojnë vetëm këmbësore dhe urgjencat mjekësore, ashtu si ka ndodhur ne çdo rast greve.