200 euro për një vend pune, tjetër denoncim për çiftin fierak

Tuesday, 29 May 2018 16:01

Një javë më parë Policia e Fierit arrestoi një çift bashkëshortësh pasi u kërkonin personave të ndryshëm 200 euro në këmbim të punësimit. Ditën e djeshme policia ka regjistruar një tjetër denoncim kundrejt tyre ku një  qytetar i është drejtuar sektorit të krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Fierit, duke kallëzuar Fisnik dhe Migena kajollin, se me anë të mashtrimit i kanë marrë një sasi lekësh.

Për këtë rast Policia e Fierit ka nxjerrë edhe një komunikatë zyrtare, ndërsa mësohet se kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët kanë bërë kallëzimet e tyre për çiftin Kajolli, të cilët nëpërmjet mashtrimit kishin siguruar një sasi të konsiderueshme lekësh si dhe sende të tjera me vlerë.

 “Më datë 28.05.2018, shtetasi A.K., vjeç 52, banues në Fier, kallëzon se shtetasit Fisnik.Kajolli., dhe Migena Kajolli., vjeç 34 e 29, banues në fshatin Dermenas, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shumë lekësh. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Nenet 143/1/3, e 25 të Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë Fier.

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 16:07
Login to post comments