Greqi/ Arrestohet shqiptari i njohur si "fantazma"

Tuesday, 29 May 2018 19:09

Policia greke ka vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për disa grabitje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Shqiptari njihet me nofkën “fantazma.

Aktiviteti i grabitjeve me armë i ‘fantazmës’, i cili e ka ndërruar emrin disa herë, dyshohet se ka nisur që në vitin 2006. Ai akuzohet si autor i grabitjes në atë kohë të Kopshtit Zoologjik në Atikë dhe disa supermarkete. Sipas të njëjtit burim, në 2011-ën, ai largohet për në Shqipëri dhe ndryshon identitet. Në 2015-ën pajiset me një dokument grek identiteti të falsifikuar, raporton “CNN greke”.

Ndërsa mënyra se si është bërë e mundur kapja dhe arrestimi I tij pas kaq shumë vitesh në kërkim mbahet sekret nga autoritetet.

Modifikuar më Tuesday, 29 May 2018 19:17
Login to post comments