“Dëshmitari X” kërkon azil në Kosovë? Ja ç’thonë zyrtarët e policisë

Tuesday, 29 May 2018 18:51

Albert Veliu, i cili po kërkohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të Shqipërisë ka bërë kërkesë për azil në Kosovë.

Brenda Policisë mësohet se Veliu tashmë ka dorëzuar kërkesën për azil tek Departamenti për Shtetësi dhe Azil në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Veliu i njohur në Shqipëri me pseudonimin Babalje  është arrestuar të dielën në qytezën e Shtimes bashkë me djalin e tij. Arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Drejtori i Departamentit për  Shtetësi, Azil dhe Migracion në MPB , Valon Krasniqi, ka thënë se për të konfirmuar kërkesën  që është bërë tek dikasteri që ai drejton,  pyetjet duhet bërë nëpërmjet Zyrës për Komunikim të MPB-së, raporton Kosona Press.

Partia Demokratike e Shqipërisë  publikoi pak ditë më parë një audio-përgjim mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, duke akuzuar këtë të fundit se ka vijuar trafikun e lëndëve narkotike, edhe kur vëllai i tij Fatmir Xhafaj mbante detyrën si ministër i Brendshëm.

Login to post comments