Policia italiane ka arrestuar një 53-vjeçar shqiptar për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Ngjarja është regjistruar në Colle Val d’Elsa, Toskana, raportojnë sot mediat lokale.
Shqiptari ka qenë me biçikletë dhe menjëherë sapo ka para karabinierët ka ndryshuar rrugë. Gjatë një kontrolli karabinierët kanë vënë re se shqiptari u nervozua. Ata i gjetën disa doza kokainë dhe 50 Euro me vete.
Më pas kanë kryer dhe një kontroll në banesë e tij ku i është gjetur një pistoletë me silenciator dhe disa doza të tjera kokaine, të cilat ishin të fshehura në një sirtar.
Shqiptari i arrestuar akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Identiteti I tij nuk është bërë ende i ditur.